Flash News

KRYESORE

Vdekja tragjike e vogëlushes në stadium, Bayern shpreh ngushëllimet

Vdekja tragjike e vogëlushes në stadium, Bayern shpreh

Në Mynih mbrëmë ndodhi një ngjarje shumë e rëndë. Në stadiumin e Bayern-it, Allianz Arena, ndërroi jetë një vajzë e vogël vetëm 14 muajshe. Ajo është mbesa e mesfushorit të Paderborn, Streli Mamba.

Detajet e kësaj ngjarjeje të hidhur nuk janë bërë të ditura në media, në respekt të familjes së vogëlushes. Bayern i shprehu ngushëllimet më të thella me një komunikatë zyrtare.

“Një vdekje tragjike ka ndodhur në stadium dje gjatë ndeshjes. Një vajzë 14 muajsh humbi jetën në stadium. Pas përpjekjeve të mjekëve, vajza u dërgua në një klinikë në Mynih nga ambulanca, por nuk mund të shpëtonte. Vajza ishte mbesa e lojtarit të Paderborn, Streli Mamba.

E gjithë familja bavareze është tronditur thellësisht dhe shpreh ngushëllimet më të thella për familjen e vajzës”.

Të fundit