Flash News

KRYESORE

“Vdeksh ishalla”, aktori i njohur i humorit ironizon foton e Kiara Titos me bikini  

Moderatorja e tv Klan, Kiara Tito është përfolur mjaft për lidhjen e saj më Butrint Imerin. Dy të rinjtë as nuk e kanë mohuar dhje as nuk e kanë pohuar lidhjen mes tyre, ndonëse së fundmi në mediat rozë po aludohet se çifti është ndarë.

Së fundmi, ajo ka publikuar një foto të saj me bikini nga plazhet e Jugut, një foto që është komentuar nga shumë prej ndjekësve të saj.

Mes tyre ra në sy edhe komenti i aktorit të njohur i humorit, Olsi Bylyku, i njohur për personazhin e ‘Kimikatit’ në Portokalli.

“Uaaa ndyrsina ke kto gurat edhe ke ky shazlloni ka hedh foto edhe butrinti , uuuu vdeksh ishalla o shtrig o qelpsin”, i shkruan me dialekt nga Tirana moderatores si për ta ngacmuar dhe ironizuar portalet që e kanë përfolur atë vazhdimisht për lidhjen e padeklaruar me këngëtarin nga Kosova, nisur nga fotot e tyre në rrjetet sociale.

Të fundit