Flash News

KRYESORE

Vdekshmëria foshnjore alarmante. Reagimi i ekspertes: Po ia dhatë lekët e PPP-ve Vilma Nushit që shet cigare...

Alba Çela, studiuese, zv/drejtore e Institutit  Shqiptar të Mardhënieve Ndërkombëtare, në një shkrim në gazetën 'Tirana Times' në anglisht, botim që i drejtohet kryesisht një audience të huaj, shpreh alarmin për vdekshmërinë foshnjore në Shqipëri. Mbështetur në një hulumtim të BIRN, ku flitet për kushtet e këqija të materniteteve në Shqipëri dhe shifrën prej 200 vdekjesh të të sapolindurve si pasojë  e këtyre kushteve, Çela fajëson politikat qeverisëse në lidhje me Shëndetësinë.

Ekspertja e politikave dhe marrdhënieve ndërkombëtare lidh edhe emigrimin e mjekëve me mungesën e kushteve dhe mjeteve në spitale. Sa i takon asaj se ku mund të gjenden paratë për modernizimin e mjekësisë, Çela e ka një ide. Ajo thotë se paratë gjenden te koncenssionet shkatërrimtare të Shëndetësisë. Duhet filluarnga anullimi i check up-it sugjeron ajo dhe, oligarkja Vilma Nushi e specializuar në tregti cigaresh, dhe jo Shëndetësi, nuk duhet të marrë më koncesione nga qeveria.

Autorja ka zgjedhur një titull ironik për komentin e saj në 'Tirana Times': Nëse çdo gjë tjetër dështon, do të kemi PPP-të për të na i shpëtuar foshnjat.

Politiko.al

Të fundit