Flash News

KRYESORE

Vdes 55- vjeçari nga Puka, goditet nga kabulli i tensionit të lartë

Vdes 55- vjeçari nga Puka, goditet nga kabulli i tensionit të

Një person ka gjetur vdekjen, pasi është këputur një kabull i tensionit të lartë, ku ka shkaktuar një vatër zjarri. Ngjarja ka ndodhur  në vendin e quajtur ish rezervat e shtetit në Njësinë Administrative Rrapë, Pukë. Menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes shërbimet zjarrfikës ku gjatë lokalizimit të vendit kanë vënë re një trup të pajetë. Nga verifikimet paraprake dyshohet që viktima të jetë shtetasi B.S, 55 vjeç, nga fshati Rryp, njësia administrative Rrapë, Pukë, i cili besohet se ka humbur jetën si pasojë e këputjes së telit të tensinoit të lartë elektrik. Në vendngjajre ndodhet grupi hetimor që po vijon me hetimet.

Të fundit