Flash News

KRYESORE

Vdes bosi i mafias siciliane Salvatore "Toto" Riina, ishte dënuar me 26 burgime të përjetshme 

Vdes bosi i mafias siciliane Salvatore "Toto" Riina, ishte dënuar

Bosi i njohur i mafias sicilian Salvatore "Toto" Riina ka ndërruar jetë nga kanceri, shkruajnë mediat italiane. Riina 87 -vjeçar, ish shefi i tmerrit të ‘Cosa Nostra’, u burgos në vitin 1993. Ai po vuante 26 dënime të përjetshme dhe besohet të ketë urdhëruar më shumë se 150 vrasje.

Riina prej kohësh ishte në koma dhe familja e tij i ishte dhënë leje e veçantë për ta vizituar atë në spitalin e Parmas.

Riina qëndronte pas një seriee bombash mafioze në Romë, Milano dhe Firence në 1993, duke lënë të vdekur 10 persona.

Një vit më parë, dy gjyqtarë kundër mafias - Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino - u vranë teksa luftonin kundër ‘shtetit’ të Riina.

Të fundit