Flash News

KRYESORE

Vdes duke drejtuar automjetin, 60 vjeçari pëson infarkt

Vdes duke drejtuar automjetin, 60 vjeçari pëson infarkt

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku si pasojë e humbjes së kontrollit të automjetit, ka ndërruar jetë një 60 vjeçar.

Policia sqaron se shtetasi ka pësuar infarkt teksa ka qenë duke drejtuar makinën, çka ka sjellë edhe përplasjen e makinës që ai drejtonte me një automjet tjetër.   

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, në rrugën “Ymer Kurti”, automjeti tip Mercedes Benz, me drejtues A. E., rreth 60 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një automjet parkuar pranë saj. Drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë rrugës për në spital.  Nga hetimet paraprake dyshohet se drejtuesi i automjetit ka pësuar infarkt. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.

Të fundit