All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Vdes ish-hetuesi Shyqyri Çoku, politikani: Dënimin do ia falja, torturat jo

All - Paragraf - 1

Ditën e sotme ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare ish-hetuesi Shyqyri Çoku. Çoku  është i njohur për hetimin dhe torturimin e 92 të dënuarve politik në veri të vendit dhe veçanërisht për torturimin e At Zef Pllumit.

All - Paragraf - 3

Ai rezulton të ketë qënë një prej hetuesve më aktivë të diktaturës në veri të vendit, ndërsa u bë i njohur në opinionin publik pas daljes në dritë të faktit se qeveria shqiptare e dekoroi me “Medaljen e Mirënjohjes”, si veteran të Kategorisë së Parë me rastin e 70-vjetorit të Çlirimit.

Kreu i Departamentit për Politikën e Jashtme në PD, Kreshnik Çollaku ka publikuar një listë me personat të cilët janë dhunuar nga Çoku, ndër to dhe gjyshi i tij.

Ai shkruan se është i zhgënjyer nga  drejtësia e njerëzve, por ka besim te drejtësia e Zotit.

Çollaku shkruan, “Sot vdiq Shyqyri Çoku, hetuesi dhe torturuesi i gjyshit tim...

Denimin do tia falja...torturat Jo.

I zhgenjyer nga Drejtesia e njerezve..,me besim te Drejtesia e Zotit. !!!”.

Të fundit