Flash News

KRYESORE

Vdes krahu i djathtë i Enver Hoxhës, mori pjesë në ekzekutimet e shokëve të tij

Është ndarë nga jeta në moshën 98 vjeçare, Rita Marko, ish-Sekretar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste në Shqipëri. Ai ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, raportojnë mediat.

Rita Marko ishte një prej njerëzve besnikë të diktatorit Enver Hoxha dhe ruajti raporte të mira edhe me pasuesin e tij, Ramiz Alinë. Ai i mbijetoi spastrimit të kupolës komuniste nga Enver Hoxha dhe ka marrë pjesë në goditjen dhe ekzekutimin e shokëve të tij.

Në dhjetor të vitit 1991, Rita Marko u arrestua së bashku me disa drejtues te PPSH-se, duke u dënuar me tetë vjet burg, pasi u akuzuan për shpërdorim të pushtetit, por arriti të fitojë lirinë në korrik të 1995-ës.

Të fundit