Flash News

KRYESORE

Vdes kryebashkiaku polak, u qëllua me thikë gjatë ceremonisë së bamirësisë

Vdes kryebashkiaku polak, u qëllua me thikë gjatë ceremonisë

Kryetari i Bashkisë së qytetit polak të Gdaskut ka ndërruar jetë disa orë pasi u qëllua me thikë në një event të bamirësisë.

53-vjeçari Pawel Adamoëicz, u dërgua në spital, por nuk i ka mbijetuar ndërhyrjes kirurgjikale që zgjati rreth pesë orë.

“Ai nuk ia doli”, u shpreh Ministri i Shëndetësisë.

Sipas mediave të huaja, i dyshuar për vrasjen është një 27-vjeçar, me rekorde kriminale, i cili është arrestuar nga policia. Ai ishte lënë i lirë pak muaj më parë.

Adamowicz, një kryebashkiak popullor, liberal, prej kohësh ishte konsideruar si një figurë që urrehej në qarqet e së djathtës, pasi mbronte të drejtat e emigrantëve dhe LGBT. Megjithatë, nuk dihet akoma nëse është kjo arsyeja e sulmit ndaj tij.

Linku origjinal këtu 

 

Të fundit