Flash News

KRYESORE

Vdes moderatorja e famshme, ‘Le Iene’: Për ne asgjë nuk do jetë më si më parë

Moderatorja e një prej programeve italiane më të njohura në Shqipëri, ‘Le Iene’, Nadia Toffa, ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 40 vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë stafi i ‘Le Iene’ nëpërmjet një postimi në faqen e tyre në tëiter.

Stafi i ka dedikuar asaj një postim mjaft prekës: “Ndokush mund të mendojë se t’i humbe, por ata që kanë jetuar si ti nuk humbasin kurrë. Luftove me kokën lart duke buzëqeshur, me dinjitet, duke nxjerrë në pah të gjithë forcën tënde, deri në fund, deri sot. Ti luftove gjithmonë, në çdo fushë të jetës. Luftove edhe kur erdhe tek ne, dhe ndoshta për këtë na i fitove zemrat menjëherë. Me ty ka qenë dashuri me shikim të parë, Toffa”.

Postimi i fundit i saj daton me 1 korrik, pak para se sëmundja të përkeqësohej. Në foto është Nadia duke buzëqeshur, e cila mban në dorë qenushin e saj Toto.

“Unë dhe Toto të bashkuar! Po andej nga ju ç’bëhet? Ju puth të gjithëve, të gjithëve, të gjithëve”, shkruan Nadia Toffa në postimin e saj të fundit.

Nadia Toffa ka lindur në Breshia në datën 10 qershor të vitit 1979.

Të fundit