Flash News

KRYESORE

Vdes në komisariat 27-vjeçari nga Korça, familjarët akuza policisë: Ju e dhunuat për vdekje

Vdes në komisariat 27-vjeçari nga Korça, familjarët

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Korçë. 27-vjeçari Enea Ftoi është gjetur i vdekur në ambientet e komisariatit të policisë në Korçë, ndërsa ishte i arrestuar për vjedhje me dhunë.

Sipas reagimit të parë të policisë, dyshohet se i riu ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, pasi ai njihej në zonë si përdorues droge.

Ndërkohë, familjarët kanë akuzuar policinë e Korçës për dhunë ndaj të riut në komisariat, duke i shkaktuar atij vdekjen e parakohshme. Prokuroria ka nisur menjëherë hetimet për këtë rast, duke sekuestruar pamjet filmike të komisariatit dhe përmes ekspertizës mjeko-ligjore nga dy ekspertë.

(Në foto babai i viktimës)

 

Të fundit