Flash News

KRYESORE

Vdes një 14-vjeçar në Mirditë, e godet rrufeja teksa komunikonte me celular

Vdes një 14-vjeçar në Mirditë, e godet rrufeja teksa

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Troje, në njësinë Administrative Kthellë në Mirditë. Një 14-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur nga një rrufe.

Mësohet se 14-vjeçari ka qenë duke ruajtur bagëtitë në malin sipër fshatit Troje. Ai ka qenë i vetëm në momentin kur e ka goditur rrufeja, por dyshohet se në momentin kur fenomeni natyror ka shkarkuar mbi trupin e tij, ai ka qenë duke komunikuar në celular.

Edhe pse banorët e fshatit dhe familjarët kanë shkuar tek vendi i ngjarjes për ti dhënë ndihmën mjekësore, por goditja ka qenë fatale, çka ka bërë që fëmija të ndërrojë jetë.

Të fundit