Flash News

KRYESORE

Vdes papritur një tjetër ambasador i Rusisë, i katërti në 8 muaj

Vdes papritur një tjetër ambasador i Rusisë, i katërti

Ambasadori rus në Sudan, Mirgayas Shirinskiy, është gjetur i vdekur në pishinën e banesës së tij. Sipas një deklarate të publikuar nga Ministria e Jashtme e Rusisë, Shirinskiy është gjetur i vdekur në rezidencën e tij zyrtare në kryeqytetin e Sudanit, Khartoum.

Ndër të tjera, në deklaratë bëhet e ditur se diplomatit rus 62 vjeçar për të cilin ende nuk është përcaktuar shkaku i vdekjes që prej vitit 2013 kryente detyrën e ambasadorit të Rusisë në Sudan, dhe se më parë ka qenë me detyrë edhe në Egjipt, Jemen, Arabi Saudite dhe Ruandë, raporton ‘AA’.

Edhe Ministria e Jashtme e Sudanit ka konfirmuar ngjarjen, ku zëdhënësi i ministrisë, Garibullah el-Hadar, në një deklaratë me shkrim është shprehur "Ambasadori rus Mirgayas Shirinskiy, ka ndërruar jetë në banesën e tij në Khartoum".

Në deklaratë nuk është dhënë informacion në lidhje me shkakun e vdekjes.

Mirgayas Shirinskiy është diplomati i katërt rus që ndërron jetë këtë vit. Më 9 janar u gjet i vdekur në banesën e tij konsulli rus në Athinë, më 27 janar u nda nga jeta ambasadori  në Indi dhe në muajn shkurt vdiq ambasadori në OKB.

Të fundit