Flash News

KRYESORE

Vdes themeluesi i IKEA-s/ 91-vjeçari vishej me rroba të dorës së dytë dhe ngiste makinë të përdorur edhe pse ishte multimiliarder

Themeluesi i kompanisë Ikea Ingvar Kamprad ka ndërruar jetë, sikurse ka konfirmuar vetë kompania e tij.

Miliarderi 91-vjeçar ka ndërruar jetë të shtunën në banesën e tij në Smaland të Suedisë.

Firma multinacionale Ikea, që ka qindra dyqane nëpër dhjetra vende të botës, ka kohë që është furnizuesi më i madh botëror i mobilerive.

Kamprad ishte 17 vjeç kur e themeloi Ikea-n më 1947 dhe tani marka e tij është ndër më të shquarat në botë.

Emeri ëhstë bashkim i inicialeve të tij, IK, dhe eja ka lidhje me Elmtaryd, ferma e familjes ku ai u rrit, kurse A-ja është Agunnaryd, fshati nga vjen ai.

Miliarderi e hapi dyqanin e tij të parë më 1965, por era e përplasi një neon dhe dyqani u dogj i gjithi.

Por ai nuk u dorëzua deri sa krijoi “Perandorinë” që njihet sot.

Edhe spe një multimilioner, ai vishej me roba të dorës së dytë dhe ngiste një veturë të vjetër Volvo.

Kamprad kishte deklaruar se ishte penduar për të kaluarën e tij si mbështetës të nazizmit, duke e quajtur si një ndër gabimet më të mëdha të jetës së tij.

 

Të fundit