Flash News

KRYESORE

Vdes vajza e Abaz Kupit, Basha: Ishte bija e të atit, luftëtare për liri e demokraci në Shqipëri

Është ndarë nga jeta Hyjrie Kupi, vajza e Abaz Kupit, një qendrestarëve më të mëdhenj antifashistë, i cili u përndoq nga komunistët pas ardhjes së tyre në pushtet.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për vdekjen e saj me anë të një postimi në facebook, duke kujtuar fragmente nga jeta e Hyjrie Kupit, e cilas sipas Bashës, e njohu internimin që fëmijë, kur pushtuesit italianë e internuan familjarisht, për shkak të qëndresës heroike që i babai i saj, Abaz Kupi bëri ndaj forcave pushtuese.

Basha tha se edhe e bija e tij gjithashtu u shndërrua në ikonë të qëndresës ndaj forcave antishqiptare pas largimit të trupave të huaja nga vendi.

Kryedemokrati solli ndërmend edhe vitet e kaluarit të Hyjrie Kupit në kampet e internimit të regjimit diktatorial nga viti 1946 e deri në 1991.

Të fundit