Flash News

KRYESORE

Ndërron jetë zv.ministri nga orteku, Haradinaj: I tronditur nga fatkeqësia në Brezovicë

Arian Daci i cili humbi jetën sot pasi një orteku në Brezovicë është djali i akademikut dhe ish-kryetarit të të Kuvendit të Kosovës Nexhat Daci.

Ai u bë pjesë e Qeverisë së Ramush Haradinaj në nëntor të 2017-s, duke u emërua zv/ministër i Diasporës nga Kryeministri Ramush Haradinaj.

Pas kësaj fatkeqësie ka reaguar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Nëpërmjet një statusi në Facebebook, ai i shpreh ngushëllimet familjes, ndërsa shton se është i tronditur nga kjo fatkeqësi.

“I tronditur nga fatkeqësia në Brezovicë, ku humbi jetën Arian Daci, zëvendësministër i diasporës, kurse mbeti i lëndur Ardian Bakalli. Ngushëllimet më të sinqerta mikut tim, Akademik Nexhat Dacit, familjes së ngushtë të Arianit si dhe miqve e kolegëve të tij”. 

/Politiko.al/ 

Të fundit