Flash News

KRYESORE

“Vdiq ashtu siç jetoi”, flet vajza e burrit që humbi jetën gjatë aktit heroik: Nuk i fal autorët

“Vdiq ashtu siç jetoi”, flet vajza e burrit që humbi

Ngjarja e Fierit, ku Agur Vrenozi dha jetën në përpjekje për të mbrojtur biznesin e të afërmit të tij në qytetin e Fierit, ka prekur mbarë opinionin publik.

Grabitësit, duke tentuar të dalin nga dera e exchange e cila u mbyll me guxim nga ish-shefi i policisë pyjore Agur Vrenozi, e qëlluan me një plumb kallashnikovi në kokë. Ai humbi jetën një ditë më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë. 

Tre ditë pas kësaj ngjarje të rëndë, Report Tv mbërriti në shtëpinë e heroit Agur Vrenozi. Vajza e tij, Denis Vrenozi u shpreh se pendesa e shprehur nga autorët nuk vlen, pasi ata vranë me gjakftohtësi, ndërsa shpreh besim se drejtësia do u japë ndëshkimin e merituar. "Nuk mund të shfaqin pendesë ata që e vranë me gjakftohtësi. Besoj drejtësia do japë dënimin e merituar për autorët". 

Denisa rrëfen se babai i saj ishte njeri human dhe veprimi i fundit, i cili i mori edhe jetën, e tregon mësë miri se ai jepte jetën për të tjerët. "Veprimi i babait tim tregon se çfarë njeriu ishte. Nuk gjej fjalë të përshkruaj dhimbjen tonë. Babai sakrifikonte gjithçka për ne e të tjerët. Babai ndoqi instiktin e tij, se mendoi gjatë", shprehet Denisa Vrenozi. 

Nga ana tjetër, Gjykata e Fierit, la në burg autorët Zini Fyraj 37 vjeç, banues në Sevaster Vlorë me precedent, Lulëzim Demiraj banues në Vajzë Vlorë dhe Dashamir Gergali 41 vjeç, banues në Zhupan Fier.

Autori i vrasjes së Vrenozit është Lulëzim Demiraj, ndërsa dy personat e tjerë janë bashkëpunëtorë në krim, ndërsa akuzohen edhe për grabitjen.

Vrasësi dhe dy personat e tjerë kanë shfaqur shenja pendese para gjykatës. Ata kanë kërkuar falje publike, ndërsa Demiraj ka deklaruar se nuk kanë pasur qëllim që të vrisnin Vrenozin.

Të fundit