Flash News

KRYESORE

I vdiq gruaja, këngëtari Tom Jones shet vilën përrallore 8 milionë euroshe në Los Anxheles (Foto)

Ai ka nxjerrë në shitje shtëpinë e tij të mrekullueshme në muajin prill të vitit të kaluar, pasi rrëfeu se synon të kthehet në Britaninë e të Madhe për më mirë.

Sir Tom Jones e ka shitur tashmë pronën për t'u patur zili në komunitetin ekskluziv të Mulholland Estates, dhe tha sot për “Mirror” se ai nuk 'ndihej më rehat atje' pas vdekjes së gruas së tij Linda, me të cilën kishte jetuar 59 vitet e fundit.

Këngëtari legjendar 77-vjeçar humbi dashurinë e tij në prill të vitit 2016 pas betejës së saj me kancerin, një vit para se të vendoste për ta nxjerrë në treg shtëpinë e tyre të përbashkët.

Të fundit