Flash News

KRYESORE

Veç Rulit dhe Mustafajt, kush janë tre anëtarët e tjerë të komisionit që do të përzgjedhin kandidatët e PD për deputetë

Veç Rulit dhe Mustafajt, kush janë tre anëtarët e

Partia Demokratike do vazhdojë të jetë aktive edhe në muajin gusht pasi po vijojnë procesin e përzgjedhjes së kandidatëve, finalizimin e programit qeverisës dhe përgatitjes së strukturave për zgjedhjet.

Sot demokratët mbledhin forumet më të larta vendimmarrëse, Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar të PD, ku do të vendosin për ngritjen e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve. Komisioni do të ketë 5 persona në përbërjen e tij dhe do të asistohet nga Sekretariati ndihmës i Komisionit i përbërë nga dy persona.

Komisioni i Vlerësimit do të bëjë seleksionimin e kandidatëve të propozuar për deputetë. Për Politiko, burime pranë PD-së shprehen se deri tani janë zbuluar emrat e dy prej themeluesve të PD, Genc Rulit dhe Besnik Mustafajt, të cilët do të jenë pjesë e këtij procesi unik, që ndodh për herë të parë në Shqipëri. Instituti Republikan Amerikan IRI, konservatorët britanikë, CDU dhe forcat politike të PPE që kanë ndihmuar PD për këtë proces, duan ta shndërrojnë atë në model të demokratizimit të forcave politike për gjithë rajonin.

Po ashtu, sipas gazetës Panorama si anëtarë të komisionit që përzgjedh kandidatët për deputetë janë caktuar edhe shkrimtarja Flutura Açka, Mark Marku dhe Mirela Bogdani.

Nga procesi 6 javor i propozimit të emrave, janë identifikuar një numër i lartë kandidatësh në të 12 qarqet, ku bien në sy se, krahas emrave të njohur, ka shumë emra jashtë strukturave të partisë, kryesisht nga bota akademike dhe shoqëria civile. Sipas burimeve nga PD, interesi i demokratëve është identifikimi dhe përzgjedhja e ekipit më të mirë për të fituar zgjedhjet parlamentare dhe formuar qeverinë e re.

Të fundit