Flash News

KRYESORE

Veç Spartak Brahos, Agron Tufa padit Fatos Tarifën dhe Arben Dukën: Kam patur presione me SMS

Veç Spartak Brahos, Agron Tufa padit Fatos Tarifën dhe Arben

Kreu i Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa ka ngritur edhe dy padi të tjera, veç deputetit të PS, Spartak Braho.

Sot, Tufa ka depozituar padi edhe për ish-ambasadorin Fatos Tarifa si edhe shkrimtarin Arben Duka, dhe i akuzon ata për ‘shpifje’ dhe ‘fyerje’.

“Kjo është bërë për shkak të detyrës dhe dëshirës së një segmenti të trashëgimisë Enveristë, të cilët kërkojnë rikthimin e diktaturës më të pistë të shekullit. Përmes padisë unë kërkoj që drejtësia e shtetit tonë ti vendose përpara provave të pakundërshtueshme dhe tu gjej vendin shpifjeve dhe kërcënimeve dhe frymës përçarës rracore mes shoqërisë tonë për rikthimin edhe më të egër të luftës së klasave. Vazhdimisht kam pasur presion. Presion në punë, presion halabakësh, presion nga makina në makinë, presion me mesazh, pra të gjitha format e presionit që mua vetëm sa më zbavitin” u shpreh Tufa për mediat.

Debati ka nisur kur Spartak Braho, ish-kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, kërkoi në Kuvend shkarkimin e Tufës, pasi ky i fundit e akuzon deputetin socialist “Për krime ndaj njerëzimit”.

Të fundit