Flash News

KRYESORE

Veç Veliajt, e infektuar me covid-19 edhe Ajola Xoxa? Përgjigja që ngre dyshimet: Po i bëjmë hyzmet njëri-tjetrit

Pak ditë më parë, kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi publikisht se është infektuar me covid-19. Ai shtoi se është në gjendje të mirë shëndetësore, po ashtu edhe familja e tij është mirë.

Ndërkohë, e shoqja, Ajola Xoxa postoi mbrëmë një foto në instagram, por nuk munguan kritikat nga komentuesit duke i sugjeruar që të kujdeset më shumë për të shoqin e infektuar, para rrjeteve sociale.

Nuk vonoi përgjigja e Ajolës, por ajo dukshëm lë të kuptohet se edhe ajo vetë mund të jetë infektuar.

“Hallin tim s’e paske fare e. Po i bëjmë te dy yzmet njeri tjetrit, pa merak. Bëji dhe ti hyzmet jetes tende dhe mos i paragjyko te tjerët pa i njohur hic”, i është përgjigjur ajo komentuesit.

Të fundit