Flash News

KRYESORE

Veliaj: 5 mijë banorë u akomoduan në kohë rekord, Kinostudioja dhe Kombinati do rindërtohen

Veliaj: 5 mijë banorë u akomoduan në kohë rekord,

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj shpreh kënaqësinë që kryeqyteti mundi në një kohë rekord t’i bënte ballë një prej fatkeqësive më të mëdha natyrore dhe të menaxhojë një nga situatat më të vështira që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit.

I ftuar në emisionin “E diela shqiptare” ai tregoi se lagjet e “Kinostudios” dhe të Kombinatit do të rindërtohen.

“Tirana u kthye në një qendër të ndihmave edhe për zonat e prekura nga tërmeti për disa arsye. Së pari sepse Tirana akomodoi në kohë rekord qytetarët e saj. Janë rreth 5 mijë banorë. Ai që është hallka e dobët e shoqërisë, ai e vuan edhe më shumë. Ndaj e them që ky është oportunitet për t’u bërë më të mirë, për të ndihmuar, për të ndërtuar nga e para lagjet në Kombinat dhe Kinostudio. Ndaj them ky është një moment reflektimi, dhe për të bërë pak paqe me natyrën”, tha Veliaj.

Veliaj theksoi se duhet të krijohet një frymë solidariteti mes njerëzve, duke filluar një edukimi i brezit të ri, ku përmendi nismën më të fundit të Bashkisë së Tiranës të emërtuar “Kutia”.

“Kemi marrë një nisme të rëndësishme gjatë këtyre ditëve ne kopshte, ku fëmijët marrin me vete një kuti këpucësh, dhe zgjedhin se çfarë do vendosin aty për t’ia çuar bashkëmoshatarëve të tyre në zonat e prekura nga tërmeti”.

Të fundit