Flash News

KRYESORE

Veliaj akuzoi Kokëdhimën se vetëm i ka marrë Tiranës por nuk tha se kush ja ka dhënë

Veliaj akuzoi Kokëdhimën se vetëm i ka marrë Tiranës

Dy nga njerëzit më të afër të Edi Ramës, në periudha të ndryshme, Koço Kokëdhima dhe Erion Veliaj, shkëmbyen dje akuza virtuale me njëri-tjetrin.

Ishte fillimisht Kokëdhima, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke ju referuar intervistës së dhënë nga Veliaj në emisionin ‘Opinion’ se ‘kryetari i bashkisë së Tiranës krenohej se ka 10 fishuar taksat dhe po i rrjep bizneset’. Kokëdhima shtonte më tej se “kryebashkiaku, përpiqet të na hedhë hi syve përnatë nëpër ekrane duke mbjellë disa pemë, ndërkohë që po betonizon gjithë zonat më të rëndësishme të Tiranës. Vetëm në 9 muajt e fundit, ai ka dhënë leje ndërtimi për një sipërfaqe prej 406 mijë metra katror, dy herë më e lartë sesa gjithë viti 2016”.

Pas këtij reagimi i Kokëdhimës, nuk vonoi përgjigjja e kryebashkiakut. “I kam 10 fishuar taksat VETEM per oligarket si ty shoku Koco qe i keni marre ketij qyteti njeqind-fish e s’i keni dhene mbrapsht asnjë peme! Gjithologe qe shisni dengla “si te behesh milioner” por ne kontribut jeni me te vobekte se te moshuarit zemerbardhe te azilit te pleqve! 👎”, shkruan Veliaj në Twitter.

Por në reagimin e tij Veliaj tregon vetëm gjysmën e së vërtetës. Ai i thotë ish-deputetit se i ka marrë Tiranës njëqind-fish e nuk i ka dhënë mbrapsht asnjë pemë, por Veliaj nuk thotë se kush ja ka dhënë Kokëdhimës lejet e ndërtimit në kryeqytet apo tenderat e restaurimit të shkollave. Kryebashkiaku ‘harron’ se ‘shkëlqimin’ në sektorin e ndërtimit Kokëdhima e kishte në kohën kur kryetari i bashkisë së Tiranës ishte Edi Rama.

Të fundit