Flash News

KRYESORE

Veliaj “bëhet lajm” pas gjyqit me këshilltarin e PD, ironizon deputeti: Paratë i mori nga fondi i mamit

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka ironizuar reagimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj pas gjyqit me këshilltarin e PD, Akil Kraja.

Pasi gjykata e shpalli fitues, ai tha se me paratë e fituara, 250 mijë lekë do të dhurojë dy kompjuterë për një shkollë në Tiranë.

Mirëpo, ende pa u dhënë verdikti final, pasi vendimi është apeluar, Veliaj shfaqet në një shkollë dhe thotë se po dhuron kompjuterët e premtuar.

Deputeti i PD, Edi Paloka ironizon duke thënë se këto para nuk i mori nga gjyqi, por nga fondi i mamasë.

“Janë sulur të gjithë ta quajnë mashtrues...

Vërtetë nuk i ka nga paratë e gjyqit po hë për hë i ka marrë nga fondi i mamit”, shkruan Paloka.

Të fundit