Flash News

KRYESORE

Veliaj: Binjakëzim me bizneset për të riparuar shtëpitë, "Pallatet Sovjetike” mund të ndërtohen nga e para

Veliaj: Binjakëzim me bizneset për të riparuar

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj deklaroi se sfida e institucionit që ai drejton është që të ndihmojë qytetarët t’i rikthehen normalitetit.  Ai mblodhi sot pasdite Shtabin e Emergjencave për raportimin e situatës në terren pas tërmetit të së shtunës dhe masat e marra për përballimin e tij.

“Kjo është sfida që kemi tani, kthimi në normalitet; tërmetin nuk e kemi në dorë, kthimin në normalitet, solidaritetin, rimëkëmbjen, pastrimin dhe rikuperimin e humbjeve, këto i kemi vetë në dorë dhe do bëjmë maksimumin”, deklaroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë së Tiranës u kërkoi qytetarëve që të raportojnë çfarëdolloj problemi. Në vazhdim, njoftoi edhe për nismën më të fundit, ku do të bashkëpunohet edhe me kompanitë private për rindërtimin e banesave të dëtmuara.

“Do të nisim një binjakëzim, ku secili do të adoptojë nga një shtëpi; nuk i kushton askujt dy shtëpi në Zall-Herr, në Ndroq e kështu me radhë, tek komuniteti i sipërmarrjes e biznesit. Dua që brenda këtij 24 orëshi, stafi duhet të shkojë deri tek fshati më i largët, qoftë edhe për të bërë kontaktin e parë, për t’u dhënë sigurinë njerëzore se kemi mbërritur”, tha ai.

Kryebashkiaku lajmëroi se ato ndërtesa të vjetra që kanë pësuar dëmtime të mëdha nga lëkundjet sizmike, si “Pallatet Sovjetike” në Kombinat, mund të rindërtohen nga e para, e aty mund të strehohen jo vetëm familjet ekzistuese, por edhe ato që nuk kanë një banesë. “Për Pallatet Sovjetike, struktura vërtet mund të jetë në rregull, por ato gjithsesi mbeten pallate me mballoma. Mund t’ia vlejë që ato të rizhvillohen dhe secili të marrë nga një apartament; mund t’ia vlejë që t’i zhvillojmë si banesa sociale, pra të prishim 3-katëshet dhe t’i bëjmë 5-katëshe, duke fituar edhe disa apartamente të tjera, për të tjerë njerëz në nevojë nga zona e Kombinatit, “Misto Mames”, Yzberishtit. Pra aty mund t’ia vlejë një zgjidhje afatgjatë”, përfundoi Veliaj.

Të fundit