Flash News

KRYESORE

Veliaj bojkoton sërish takimin me Ramën, dërgon nënkryetarin

Veliaj bojkoton sërish takimin me Ramën, dërgon nënkryetarin

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama mblodhi në kryeministri kryetarët e 61 bashkive në vend. Në fokus të takimit ishte harmonizimi i përpjekjeve mes qeverisë qendrore dhe qeverive lokale sa i takon projektit të ‘100 fshatrave’.

Në këtë takim mungonte kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Përfaqësuesi i Bashkisë së kryeqytetit në këtë takim ishte nënkryetari Arbjan Mazniku.

Nuk dihen arsyet e mungesës së Veliajt në këtë takim të thirrur nga Rama por kjo nuk është hera e parë. Bojkoti i Veliajt ndaj Ramës vjen në një moment ku është vënë në dyshim rikandidimi i kryebashkiakut për një mandat të dytë në Bashkinë e Tiranës.

Të fundit