Flash News

KRYESORE

Veliaj: Çmimet e banesave po rriten, duhen dhënë më shumë leje

Veliaj: Çmimet e banesave po rriten, duhen dhënë më

Kryebashkiaku Erion Veliaj, i ftuar mbrëmë në emisionin “Debati në Channel One’, u pyet për lejet e ndërtimit.

Ai i justifikon dhënjen e lejeve me rritjen e çmimeve për apartamente.

"Ka më shumë ofertë në treg sesa ka kërkesë. Çmimi caktohet nga kërkesa dhe oferta. Fakti që cmimet po rriten do të thotë që u dashkan dhënë më shumë leje që të rrinë stabël. Nuk besoj se ka më shumë se 2 mijë apartamente të pashitura. Më gjej një ndërtues që thotë  u detyrova të shkoj te zyra e kryetarit të bashkisë", u shpreh Veliaj.

Ndërsa i pyetur në lidhje me çëshjen e Saimir Tahirit dhe marrëdhënien me të, u shpreh se nuk e ka konsideruar asnjëherë konkurent.

“Saimiri ka një proces në gjykatë. Një gjë që unë nuk kam bërë kurrë është që unë të fus hundët se çfarë pretendojnë gjykatat e këtij vendi. Edhe për veten time, për cdo gjë kam shkuar në gjykatë. Kam fituar 8-0 të gjitha gjyqet për shpifje ndaj meje. Uroj shumë që dhe Saimiri  të fitojë. Ai nuk ka qenë asnjëherë konkurrenti im brenda PS, kjo është e gjitha një legjendë urbane. Kemi pasur një marrëdhënie shumë korrekte në qeveri, sigurisht në profile shumë të ndryshme  kështu që ato dy vite që unë kam qenë në qeveri kemi pasur një raport shumë korrekt dhe secili në ngastrën e vet. Marrëdhëniet tona personale kanë qenë të shkëlqyera.  Pasi ndodhi kjo kam komunikuar, jemi dhe komshinj.  Kjo historia e rivalitetit dhe debatit kanë qenë të gjitha legjenda urbane. Nuk mbaj mend të kemi debatuar ndonjëherë. Shpesh herë kemi bërë batuta me njëri tjetrin për këtë konkurencën që më shumë e ëndërronin të tjerët sesa ekzistonte", tha Veliaj.

 

Të fundit