Flash News

KRYESORE

‘Veliaj dhe aktorët në muaj mjalti’, kryebashkiaku kërkon të rregullojë imazhin, mediat e majta shpërndajnë propagandën e radhës

Pas përplasjeve, sa i takon çështjes së teatrit Kombëtar, duket se Erion Veliaj është angazhuar në rikuperimin e imazhit sa i takon raporteve me aktorët. Kryebashkaku duket se është i vetëdijshëm se pavarësisht listave që hartohen në zyra me emra artistësh që mbështesin idenë e tij dhe të qeverisë për shembjen e godinës së teatrit, përplasja me emra të njohur të skenës, mund ti shkaktojë kosot në zgjedhjet që po afrojnë.

Për këtë, zyra e propagandës së Bashkisë së Tiranës ka nisur një aksion të ri. Thuajse në të gjitha portalet e majta është publikuar i njëjti lajm, me të njëjtin titull, foto dhe tekst.

Lajmi i referohet takimit të Veliaj me aktoren Tinka Kurti gjatë ceremonisë së përurimit të bustit të Pjetër Arbnorit ditën e sotme. Pikërisht ky takim është quajtur si takim i përzemërt ndërsa në brendësi propaganda shkon edhe më tej pasi thuhet ‘kohet e fundit, me sa duket, Veliaj dhe aktoret shqiptare po kalojne nje muaj mjalti’.

Mesa duket në muaj mjalti Veliaj është me aktorët që e mbështesin atë por për gati një muaj e gjysmë jo pak aktorë janë çdo pasdite në protestë.

Të fundit