Flash News

KRYESORE

Veliaj fyen sërish banorët e ‘Astirit’: Sillen si talebanë, Tirana nuk është Kabuli

Veliaj fyen sërish banorët e ‘Astirit’: Sillen si

Kryebashkiaku Erion Veliaj, teksa mori pjesë në një organizim të Ministrisë së Mbrojtjes komentoi edhe rezistencën e banorëve të ‘Unazës së Re’, te cilet protestojne prej 31 ditesh.

Veliaj theksoi se projekti i duhet qytetit, ndërsa nuk ngurroi t’i krahasonte protestuesit me talebanët në Kabul, kryeqyteti i Afganistanit.

“Ne në Tiranë diskutojmë të çojmë paqeruajtës në Kabul, dhe s’kemi unazë. Dhe ndërkohë kërkojmë të zgjidhim dhe të çlirohemi nga Kabuli brenda vetes, nuk flas për Kabulin si vend, flas për Kabulin si mentalitet. Se çfarë ndodh në Kabul, një minorancë mundohet t’i ushtrohet gjithë shumicës tjetër, thonë do ta bëjmë siç e kishim ne. Dhe quheshin talebanë”, deklaroi Veliaj, duke vijuar sërish me këtë argument.

“Civilizimi fitoi mbi talebanët, u tha jo, ju jeni një pakicë, po të doni votoni, sa vota të merrni, aq do shkoni në Parlament, por ju nuk keni të drejtë të vini autobomba dhe të hidhni në erë gjithë Kabulin, apo gjithë Afganistanin, sepse civilizimi, ku edhe ne bëjmë pjesë si paqeruajtës, nuk e lejon këtë. Atëherë do të duam të zgjidhim edhe Kabulin që ne kemi në kokë. Dikush që ka zaptuar, nuk e mban dot peng qytetin”.

Nuk është hera e parë që Veliaj fyen qytetarët, teksa disa ditë me parë i quajti shpellar, por presioni i madh publik e detyroi të bëntë ‘mea culpa’.

Të fundit