Flash News

KRYESORE

Veliaj gjen ‘fajtorët’ pse Meta nuk firmosi ligjin për teatrin, përmend edhe portalet

Veliaj gjen ‘fajtorët’ pse Meta nuk firmosi ligjin për

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, duket se e ka të vështirë ta pranojë që ligji për teatrin nuk u dekretua por u kthye për rishikim sërish në parlament. Që pasi Meta vendosi mos dekretimin e ligjit, Veliaj ka reaguar tre herë. Fillimisht në rrjetin social Facebook, më pas gjatë një takimi me banorë në një prej lagjeve të Tiranës dhe së fundmi në Jal me të rinjtë e FRESSH.

Këtë herë, kryebashkiaku duket se ka gjetur edhe fajtorët që e penguan dekretimin e ligjit. Ai bën përgjegjës politikën e mbrapshtë, siç e quan ai, por edhe portalet.

“Në fillim patëm një histeri kolektive, kurse aktorët që punojnë aty ishin të shqetësuar. Presidenti i Republikës bëri një thirrje dhe tha: ‘Kryetari i Bashkisë të gjejë gjuhën me aktorët, që ne të ecim përpara’! Bëmë një takim me aktorët, një me urbanistët, një me arkitektët, një me të gjithë së bashku. U treguam projektin, në fund aktorët u bindën; pra ata që ishin grupi legjitim, që ka vetë interes, u bind. Pasi u bindën aktorët, politika e mbrapshtë, që nuk do që t’i shkojë asgjë mbarë Shqipërisë, tha: ‘Ou, na u prish plani, tani o burra ta marrim vetë kontrollin e kësaj dhe me ç’na ka ngelur nga ata të lodrave, ç’a kemi portale, hajde ta sabotojmë me çdo kusht! Projekti u sabotua vetëm për 40 ditë. Në shtator do të futemi në fazën e tretë, ku politika e mbrapshtë do të mundet sërish me votat që populli shqiptar i ka dhënë Tiranës dhe Shqipërisë për ndryshim”, u tha Veliaj të rinjve të FRESSH-it.

Të fundit