Flash News

KRYESORE

Veliaj heq dorë nga pretendimet për t’u bërë kryeministër, kërkon një mandat të dytë si kryebashkiak

Veliaj heq dorë nga pretendimet për t’u bërë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj festoi sot arritjen e objektivit të tij për mbjelljen e 100 mijë pemëve në kryeqytet. I entuziazmuar, Veliaj theksoi se mbjellja e pëmëve do të vazhdoj, ndërsa për herë të parë la të hapur mundësinë e rikandidimit si kryetarë i bashkisë.

“Unë nuk e di në do jemi në bashki derisa të mbarojë ai projekt në 2030, tani dhe me ligj nuk kandidon më shumë se 3 herë kështu që nuk do jemi. Por di të them këtë, do jetë një nga ju këtu kryetari ose kryetarja e bashkisë. Ai ose ajo do ta shohë se kjo që filluam sot do të kurorëzohet në mandatin e tyre”, ishin fjalët e kryebashkiakut.

Pas largimit nga detyra të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri për shkak të përmendjes së emrit të tij në çështjen Habilaj, Veliaj shihet si pasardhësi i Ramës në krye të Partisë Socialiste. Megjithatë, pas kësaj deklarate, duket se Veliaj ka hequr dorë nga pretendimet e tij për postin e kryeministrit, të paktën edhe për 5 vitet e ardhshme.

Të fundit