Flash News

KRYESORE

Veliaj i bën ‘qokën’ hotelit luksoz që u hap pak ditë më parë në Tiranë, vendos t’i ndërtojnë një urë

Pak ditë më parë, rrjeti ndërkombëtar ‘Hilton’ njoftoi hapjen e hotelit në Tiranë. Ai është i vendosur në zonën pranë ‘Pallatit me shigjeta’ në kryeqytet ndërsa në ceremoninë hapëse ishte i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Por vetëm pak ditë nga hapja e këtij hoteli, Veliaj duket se ka vendosur t’i bëjë qokën e parë.

Në mediat online është shpërndarë një lajm, me gjasë i shpërndarë nga Bashkia, ku thuhet se Tiranës do t’i shohet një urë e re, e cila do të lidh Bulevardin “Bajram Curri” me Bulevardin “Gjergj Fishta” duke ju ardhur në ndhmë banorëve të njësisë numër 5 dhe 7.

Ura, ndërtimi i së cilës thuhet se do të marrë dy vite kohë, ndodhet shumë pranë godinës ku gjendet hotel ‘Hilton’. Ajo do të jetë një urë vetëm për këmbësorët, me një strukturë të veçantë, dhe sipas lajmit të shpërndarë me gjasë nga bashkia, do të përmirësojë edhe imazhin e zonës përreth.

Ura që po ndërtohet

Veliaj tek 'Hilton' pak ditë më parë

Të fundit