Flash News

KRYESORE

Veliaj i ftoi në takim privat, Kabashi e thotë në publik: Ç’na treguan kryebashkiaku dhe shoqëruesi i tij për 2 orë e gjysmë

Veliaj i ftoi në takim privat, Kabashi e thotë në publik:

Mbrëmjen e djeshme dy artistët e mëdhenj, Robert Ndrenika dhe Mirush Kabashi kanë zhvilluar një takim me kryebashkiakun Erion Veliaj, me ftesë të këtij të fundit.

Kabashi, ditën e sotme para teatrit ka treguar se çfarë diskutimesh bënë në 2 orë e gjysmë.

“Kemi diskutuar 2 orë e gjysmë, më mirë te themi do i shkonte kemi polemizuar. E dëgjuam. Ai ishte edhe me nënkryetarin zotin Mazniku në mos gaboj, ai shpjegoi me shifra kryesisht dhe shembuj dëshirën e tij që t’i shtonte vetes një plus duke ndërtuar një teatër të ri në shërbim të komunitetit artistik, një teatër modern por këtu në gërmadhat e teatrit ekzistues”, u shpreh Kabashi.

Pjesë nga fjala e Ndenikës:

Veliaj premtoi se këtë gjë do ta bëjë në marrëveshje me komunitetin artistik dhe e kërkoi këtë takim për të dëgjuar nga ne cili ishte gjykimi. Kam përshtypjen se ne u përpoqëm që problemin të mos e ndërtojmë mbi baza shembujsh e shifrash, por parimesh dhe i kërkuam me forcë të madhe që përpara se të merret qoftë edhe vendimi më i vogël ai duhet të komunikojë me përfaqësuesit e komunitetit artistik dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile. Të diskutojë 3 gjëra kryesore nëse duhet të rikonstruktohet ky teatër apo të ndërkohet një i ri modern, e dyta nëse duhet të bëhet me fondet e një bashkëveprimi qytetar si quhet, PPP, apo me fondet e shtetit dhe e treta që nëse do bie dakort me këtë përfaqësi për këto dy të parat duhet të jetë në projektin që do bëhet i gjithë sipërfaqja ekzistuese e teatrit kombëtar duke filluar nga fillimi deri te magazinat atje poshtë.

Unë u përpoqa t’i argumentoj dhe jo pak qetë, që këtu, ky është gjykimi im, që ky duhet të mbetet dhe të rikonstruktohet si teatër se mban një histori shumë të lavdishme dhe jam dakort me një porofesor që e ka konsideruar si Meka e kulturës shqiptare.

Ndrenika ishte i idesë që mund të bëhet edhe teatër i ri, jo me PPP por i paguar nga shteti se ky teatër duhet patjetër të financohet nga shteti siç e kanë bërë dhe vendet fqinj.

Të fundit