Flash News

KRYESORE

Veliaj i fton në një dëgjesë të dytë, artistët e refuzojnë: S’bëhemi pjesë e farsës së radhës

Veliaj i fton në një dëgjesë të dytë,

Artistët kanë refuzuar ftesën e kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për një dëgjesë të dytë, lidhur me debatin e shembjes ose jo të godinës së Teatrit Kombëtar.

Dy sindikatat e artistëve, sindikata e artistëve të skenës dhe ekranit (SASE) dhe sindikata e pavarur e artistëve të teatrit kombëtar (SPATK) kanë sqaruar se nuk marrin pjesë në këtë dëgjesë, të cilën e cilësojnë një farsë.

“I kujtojmë zotit Veliaj, se sindikatat e artistëve iu përgjigjën ftesës së tij të parë për dëgjesë dhe morën pjesë masivisht. Mbi 90% e folësve në atë dëgjesë u shprehën kundër ndërtimit të teatrit të ri, mbi truallin e teatrit të vjetër. Dy ditë më pas, z. Veliaj bëri një farsë, me nëpunës të shtetit dhe arkitektë e inxhinierë përfitues të fondeve, ku spikasnin drejtori i Institutit të Ndërtimit, ish-kryetari i diskredituar i Shoqatës së Arkitektëve dhe autorët e projektit “Turbina”. Asnjë zë kundër nuk ishte ftuar në atë dëgjesë. Z. Veliaj, u mundua ta shiste këtë si dëgjesë finale me këtë grup interesi. Tani z. Veliaj po mundohet të shesë farsën e radhës si mundësinë e sheshimit të divergjencave dhe arritjen e kompromisit final.

Në këto kushte, sindikatat e artistëve refuzojnë të bëhen pjesë e farsës së radhës, rezultati i së cilës është paracaktuar nga organizatori dhe i bëjnë thirrje të gjithë artistëve, arkitektëve dhe qytetarëve të Tiranës ta bojkotojnë këtë farsë”, theksojnë sindikatat në deklaratën e tyre.

Të fundit