Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Veliaj i hapi rrugën, Rama miraton direkt projektligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar
Fill pas marrëveshjes së kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj me artistët, kryeministri Edi Rama miratoi pa humbur kohë projektligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një godine të re me Partneritet Publik Privat (PPP).
Projektligji u miratua një ditë më parë në Këshillin e Ministrave, pasi një grup artistësh i dërguan me firmë letër institucioneve për shembjen e godinës ekzistuese dhe ndërtimin e një të reje, në po të njëjtin truall.
“Ky projektligj reflekton opinionet e diskutimet e vazhdueshme me komunitetin e artistëve, arkitektëve, opinionet e qytetarëve të lirë gjatë konsultimeve me përfaqësues të Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Kulturës. Projektligji i ri pasqyron thellësisht kërkesat e komunitetit të artistëve lidhur me ruajtjen e pronës së teatrit, me standardet e domosdoshme europiane për një teatër dinjitoz kombëtar dhe me pjesëmarrjen e qarte të 2 (dy) përfaqësuesve të artistëve në procesin e negociimit. Projektligji siguron transparencën e plotë të negociimit dhe garancinë ligjore të autoritetit më të lartë ligjor të shtetit”, theksohet në fillim të projektligjit, i cili pritet të kalojë për miratim në Kuvend.
P R O J E K T L I GJ
PËR
PËRCAKTIMIN E PROCEDURËS SË VEÇANTË PËR NEGOCIIMIN DHE LIDHJEN E KONTRATËS ME OBJEKT “PROJEKTIMI DHE REALIZIMI I PROJEKTIT URBAN DHE GODINËS SË RE TË TEATRIT KOMBËTAR”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pikat 1 e 2, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Objekti
Ky ligj ka për objekt përcaktimin e procedurës së veçantë për negociimin dhe lidhjen e kontratës me objekt realizimin e projektit të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar, duke përfshirë projektimin, ndërtimin dhe dorëzimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.
Neni 2
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është realizimi i projektit për zhvillimin e një zone urbane në qytetin e Tiranës dhe ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar me partner privat.
Neni 3
Përkufizime
Për qëllim të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
- “Autorizim i komisionit të negociimit”, tagri që gëzon komisioni i negociimit për të përfaqësuar pronarin-shtet me të drejta të plota, për të vlerësuar dhe tjetërsuar pronat në pronësi të pushtetit qendror apo të vetëqeverisjes vendore për zhvillimin e këtij projekti, sipas pikës 4, të nenit 6, të këtij ligji.
- “Autorizim i kryetarit të bashkisë”, tagri që gëzon kryetari i bashkisë apo personi i autorizuar prej tij për të përfaqësuar pronarin-shtet me të drejta të plota për të nënshkruar kontratën me partnerin privat, për zhvillimin e projektit sipas parashikimeve të këtij ligji.
- “Kontrata”, kontrata e shkëmbimit, që lidhet ndërmjet partnerit privat dhe Bashkisë Tiranë, e cila ka për objekt kalimin e ndërsjellë të pronësisë së sendeve ose të të drejtave të tjera nga pronari-shtet te partneri privat dhe anasjelltas, sipas parashikimeve të Kodit Civil.
- “Projekti”, ndërtimi i godinës së re të Tetarit Kombëtar dhe zhvillimi i zonës ndërmjet rrugëve “Abdi Toptani” dhe “Murat Toptani”, sipas propozimit të paraqitur nga partneri privat.
- “Prona shtetërore”, prona e paluajtshme shtet e pushtetit qendror dhe vendor, që vendoset në dispozicion për zhvillimin e këtij projekti.
- “Komision i negociimit”, grupi ndërinstitucional, i krijuar sipas nenit 5, të këtij ligji.
- “Tjetërsim”, vendosja në dispozicion e pronës shtetërore në shkëmbim të zhvillimit të projektit.
- “Miratim i kontratës”, ligji, me anë të të cilit Kuvendi miraton kontratën e paraqitur nga Këshilli i Ministrave dhe të i nënshkruar nga kryetari i bashkisë apo personi i autorizuar prej tij.
Neni 4
Pronat në pronësi shtet dhe statusi i tyre
Në dispozicion të zhvillimit të projektit vihen pasuritë e paluajtshme në pronësi shtet, sipas parashikimeve të këtij ligji, Kodit Civil dhe legjislacionit për pronat e paluajtshme.
Sipërfaqja që përbën pronën e Teatrit Kombëtar do të jetë po ajo edhe pas përfundimit të ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar.
Neni 5
Përbërja e komisionit të negociimit
- Komisioni i negociimit krijohet me vendim të Këshillit të Ministrave, kryesohet nga përfaqësuesi i caktuar nga Bashkia Tiranë dhe në përbërje të tij ka përfaqësues të institucioneve, si më poshtë vijon:
- a) Ministria e Drejtësisë;
b) Ministria e Financave dhe Ekonomisë;
c) Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë;
ç) Ministria e Kulturës;
d) Avokatura e Shtetit.
- Komisioni i negociimit mund të thërrasë edhe përfaqësues nga institucione të tjera si dhe ekspertë të fushës, që gjykohen të nevojshëm.
- Komuniteti i aktorëve teatrorë përfaqësohet në komisionin e negociimit me jo më shumë se dy përfaqësues, të përzgjedhur nga vetë ata.
- Nuk mund të marrin pjesë në komisionin e negociimit personat që kanë konflikt interesi me partnerin privat, sipas kuptimit të ligjit “Për konfliktin e interesit”, dhe, për këtë arsye, anëtarët e komisionit nënshkruajnë deklaratën për konfliktin e interesave.
Neni 6
Kompetencat e komisionit të negociimit
- Komisioni i negociimit të kontratës vlerëson dhe negocion me partnerin privat, shoqërinë “Fusha”, sh.p.k., propozimin e paraqitur prej tyre dhe harton projektkontratën finale të negociuar nga palët, shoqëruar me relacionin përmbyllës të negociatave, brenda një afati kohor prej 30 ditësh, nga data e krijimit të komisionit.
- Komisioni duhet të verifikojë, paraprakisht, statusin e të gjitha pronave, mbi të cilat do të zhvillohet projekti, përfshirë këtu edhe ato private, si dhe marrëveshjet e arritura nga partneri privat me pronarët privatë, që ka për këto pasuri.
- Sipas nenit 4, të këtij ligji, institucionet përkatëse duhet të vendosin menjëherë në dispozicion të komisionit të negociimit vlerësimin financiar të pasurive shtetërore, për të cilat ai do të negociojë me partnerin privat, në lidhje me përfitimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.
- Puna, vlerësimi i procesit dhe i kushteve të kontratës nga anëtarët e komisionit të negociimit do të reflektohet gjatë të gjitha fazave të negociimit, bazuar në fushën e veprimtarisë që mbulon institucioni.
- Bashkia e Tiranës është përgjegjëse për hartimin dhe administrimin e të gjitha procesverbaleve e dokumenteve të procedurës si dhe të çdo dokumenti tjetër, që lidhet me procedurën e përcaktimit e të negociimit të kushteve të kontratës, përfshirë edhe procesverbalet e mbledhjeve, kur është rasti.
- Komisioni i negociimit të kontratës autorizohet dhe gëzon të gjitha të drejtat për vlerësimin dhe propozimin lidhur me tjetërsimin e pronave në pronësi të pushtetit qendror apo të vetëqeverisjes vendore për realizimin e këtij projekti, bazuar në legjislacionin në fuqi.
Neni 7
Procedura e negociimit për lidhjen e kontratës
- Procedura e negociimit për lidhjen e kontratës do të kryhet nga komisioni i negociimit, i përcaktuar sipas këtij ligji.
- Procedurat e negociimit përfundojnë jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë nga data e hyrjes në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave për krijimin e komisionit.
- Komisioni i negociimit të kontratës mund të asistohet për marrjen e ekspertizave të specializuara nga një konsulent, i përzgjedhur sipas një procedure të veçantë, të përshpejtuar, nga ana e Bashkisë së Tiranës, që përcaktohet nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Ministrisë së Kulturës, në vendimin e ngritjes së komisionit të negociimit, sipas pikës 1, të nenit 5, të këtij ligji.
- Komisioni studion dhe vlerëson propozimin për zhvillimin e projektit, i cili duhet të përmbajë, minimalisht, dokumentacionin, si më poshtë vijon:
- a) Analizën teknike, e cila duhet të përmbajë sfondin e projektit, konceptin e projektit, vendndodhjen, sipërfaqen e përgjithshme publike e private të zbatimit të projektit, studimet topografike dhe gjeologjike, përshkrimin konstruktiv, funksional e teknik të projektit, standardet teknike, periudhën e vlerësuar të ndërtimit të teatrit;
b) Analizën ekonomike dhe financiare, e cila duhet të përmbajë kostot e projektit;
c) Çdo dokumentacion tjetër, që do t’i shërbejë për kryerjen e negociatave.
- Në rastin e një procedure të suksesshme për negociimin dhe nënshkrimin e kontratës me partnerin privat, komisioni i negociimit do të vendosë si kusht në kontratë edhe detyrimin e partnerit privat për të paguar vlerën përkatëse, të paguar nga pronari-shtet, Bashkia e Tiranës, në rastin e parashikuar në pikën 3, të këtij neni, dhe/ose të kryerjes së ekspertizave të ndryshme, nëpërmjet ekspertëve privatë të fushave përkatëse.
- Për nevoja të punës të komisionit të negociimit, korrespondencat me institucionet bashkëvepruese realizohen nga kryetari i komisionit të negociimit, bazuar në vendimmarrjet e komisionit.
Neni 8
Kontrata dhe përmbajtja e saj
- Kontrata ndërmjet pronarit-shtet dhe partnerit privat duhet të përmbajë propozimin e paraqitur nga shoqëria “Fusha”, sh.p.k., sipas këtij ligji, i cili është vlerësuar nga komisioni negociator dhe do të jetë pjesë e pandashme e kontratës.
- Kontrata, përveç kërkesave që burojnë nga Kodi Civil, parashikon ato terma që vlerësohen të përshtatshëm nga palët dhe duhet të përmbajë, domosdoshmërisht, edhe këto elemente:
- a) Përkufizime, interpretime, natyrën dhe objektin e punëve që duhet të kryhen, cilësinë e punimeve për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar;
b) Afatet dhe kohëzgjatjen e kontratës në lidhje me fillimin dhe përfundimin e punimeve për godinën e re të Teatrit Kombëtar;
c) Teatri do të jetë i plotë dhe funksional në ditën e dorëzimit sipas afatit të përcaktuar, ku do të përfshihen, ndërtimi i objektit, mobilimi i brendshëm, instalimet teknologjike të skenave, instalimet audio/video, si edhe të çdo elementi tjetër të nevojshëm për një teatër bashkëkohor dhe modern;
ç) Pronësinë e aseteve, përcaktimin e sipërfaqeve përkatëse shtet, që do të vendosen në dispozicion të partnerit privat, duke marrë shteti përsipër garantimin e aksesit në zonë dhe/ose servitutet e kalimit sipas projektit (që garantojnë hapësirat funksionale të projektit, rrugët e kalimit dhe aksesin publik), lehtësitë dhe kushtet e tjera për t’u plotësuar nga shteti, në shkëmbim të përfitimit të godinës së re të Teatrit Kombëtar dhe sipërfaqeve ndërtimore që mund të përfitojë Bashkia e Tiranës;
d) Të drejtat dhe detyrimet e institucioneve shtetërore përgjegjëse për garantimin e së drejtës së pronësisë mbi pronat shtetërore, të vendosura në dispozicion për zhvillimin e projektit deri në përfundimin e tij, duke garantuar të drejta të plota të pronësisë dhe marrjen përsipër për përballjen ndaj çdo pretendimi nga të tretët dhe pa ndikuar në ecurinë e projektit, si dhe duke marrë përsipër lirimin e aseteve nga përdoruesit dhe të sheshit të ndërtimit nga objektet publike;
dh) Të drejtat dhe detyrimet e partnerit privat, shoqërisë “Fusha”, sh.p.k., në zhvillimin e projektit;
e) Paraqitjen e një pasqyre financiare, që pasqyron garancinë ekonomike të partnerit privat dhe/ose çdo dokument tjetër provues nga pala financuese, nëse ka, për garantimin e zhvillimit të projektit;
ë) Sigurimin e kontratës për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, të depozituar në një bankë të nivelit të dytë nga ana e partnerit privat ose nga një kompani sigurimi, që operon në Shqipëri, përpara përmbylljes së negociatave dhe pasqyrimin e kësaj të dhëne në relacionin përmbyllës;
f) Dispozitat përfundimtare, lidhur me sanksionet kundrejt palëve, në rast të mospërmbushjes së detyrimeve të marra përsipër në kontratë dhe të përcaktimeve të këtij ligji;
g) Standardet artistike, që duhet të ketë teatri;
gj) Të drejtat e institucioneve përgjegjëse, pjesë e komisionit, për të ndjekur dhe monitoruar procesin e ndërtimit të godinës së re të Teatrit Kombëtar dhe cilësinë e shërbimeve, që duhen përmbushur nga partneri privat;
h) Principet komerciale, financiare dhe ligjore;
i) Çdo kufizim ose kusht të zbatueshëm për transferimin e të drejtave dhe detyrimeve të partnerit privat, sipas kontratës;
j) Përkufizimin dhe pasojën e forcës madhore, ndryshimin në ligj dhe ndryshimet e tjera, duke përfshirë çdo të drejtë të palëve për të kërkuar kompensimin ose rishikimin e kontratës;
k) Kushtet dhe procedurat për ndryshimin dhe/ose përfundimin e kontratës, të drejtat dhe detyrimet e palëve, me kalimin e afatit apo përfundimin e kontratës;
l) Ligjin e zbatueshëm dhe mekanizmat për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, që mund të lindin ndërmjet institucionit përgjegjës dhe partnerit privat;
ll) Kushtin që, mbi tokë, godina e re e Teatrit Kombëtar, është një godinë më vete, pa asnjë ndërtim tjetër, përveç pjesëve ndihmëse të saj, dhe se i gjithë investimi do të përballohet nga partneri privat, sipas parimit me “çelësa në dorë”;
m) Procedurat për dorëzimin nga ana e partnerit privat dhe të marrjes në dorëzim nga institucioni përgjegjës i godinës së re të Teatrit Kombëtar;
n) Kushtin që partneri privat të fillojë, fillimisht apo paralelisht, godinën e Teatrit Kombëtar gjatë zhvillimit të projektit në zonën urbane;
nj) Procedurat për dorëzimin nga ana e partnerit privat dhe të marrjes në dorëzim nga Bashkia e Tiranës të sipërfaqeve takuese ndërtimore;
o) Çdo dispozitë tjetër, bazuar në legjislacionin në fuqi për lidhjen e kontratave;
p) Hyrjen në fuqi të kontratës, pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.
Neni 9
Nënshkrimi i kontratës
- Nënshkrimi i kontratës nga kryetari i Bashkisë Tiranë ose personi i autorizuar prej tij bëhet brenda afatit kohor prej 10 ditësh, nga data e marrjes së projektkontratës dhe relacionit përmbyllës të negociatave.
- Kryetari i Bashkisë Tiranë mund t’i kërkojë komisionit të negociimit të kontratës rishikimin e projektkontratës. Komisioni duhet të rinegociojë dhe t’ia paraqesë për nënshkrim kontratën kryetarit të bashkisë, të shoqëruar me relacionin përmbyllës të negociatave, brenda afatit kohor prej 30 ditësh, duke filluar nga data e kthimit.
Neni 10
Miratimi i kontratës
- Pas nënshkrimit të kontratës nga kryetari i Bashkisë Tiranë ose personi i autorizuar prej tij, kontrata, së bashku me relacionin përmbyllës të negociatave, i dërgohet Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për ndjekjen e procedurave ligjore për miratimin e kontratës nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.
- Data e hyrjes në fuqi të kontratës do të jetë data e hyrjes në fuqi të ligjit, pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.
Neni 11
Nxjerrja e akteve nënligjore
Ngarkohet Këshilli i Ministrave për nxjerrjen e akteve nënligjore në mbështetje të neneve 5, pika 1, dhe 7, pika 3, të këtij ligji, jo më vonë se 45 ditë nga hyrja në fuqi e tij.
Neni 12
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
GRAMOZ RUÇI
***
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURËS SË VEÇANTË PËR NEGOCIIMIN DHE LIDHJEN E KONTRATËS ME OBJEKT “PROJEKTIMI DHE REALIZIMI I PROJEKTIT URBAN DHE GODINËS SË RE TË TEATRIT KOMBËTAR””
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, 83, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë dhe të ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negociimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar””, për shqyrtim e miratim, me procedurë të përshpejtuar në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
SENIDA MESI
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38