Flash News

KRYESORE

Veliaj: I kam tejkaluar premtimet që kam bërë, do rikandidoj për bashkinë por do t’i nënshtrohem gjykimit të PS-së

Veliaj: I kam tejkaluar premtimet që kam bërë, do rikandidoj

Erion Veliaj tha se ai do të rikandidojë sërish për Bashkinë e Tiranës por ë parë do ti nënshtrohet një gjykimi vlerësues të Partisë Socialiste si gjithë 61 kandidatët e tjerë.

“Patjetër, sigurisht dhe unë do ti nënshtrohem një gjykimi të Partisë Socialiste si të 61 kandidatët, në fund ët fundit unë garoj me atë uniformë, me atë bluzë por dëshira është për të çuar përpara këto punë që kemi nisur”, tha Veliaj për emisionin ‘Pushime on Top’.

Sa i takon mandatit të parë në krye të Bashkisë, Veliaj tha se jo vetëm që i ka mbajtur premtimet por edhe i ka tejkaluar ato.

“Ne po bënim një rezyme para se njerëzit ët fillonin të merrnin pushimet dhe na rezultoi që në pjesën më të madhe jo vetëm që i kemi mbajt të gjitha premtimet po dhe i kemi tejkaluar”, u shpreh Veliaj.

Për marrëdhëniet me Ramën, kryebashkiaku tha se “jam me shumë fat, unë nuk e di si është të punosh me një kryeministër që nuk të mbështet, sepse unë i kam parë vetëm një anë të shkëlqyer të një kryetari bashkie që mbështetet nga kryeministri”.

I pyetur nëse do të jetë në krye të PS-së, Erion Veliaj tha se “unë nuk e kam këtë ambicie, jam komplet i përfshirë nga Tirana”.

 

Të fundit