Flash News

KRYESORE

Veliaj i painformuar ose gënjen qëllimisht; flet për ulje të numrit të pikave të basteve por shifrat tregojnë të kundërtën

Veliaj i painformuar ose gënjen qëllimisht; flet për ulje të

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte në përurimin e një kompleksi sportiv në kryeqytet. Në ceremoninë e organizuar, kryebashkiaku mbajti edhe një fjalë të shkurtër.

Veliaj e cilësoi këtë vit si vitin e parë në Shqipërinë post komuniste ku janë mbyllur më shumë pika bastesh dhe janë hapur më shumë terrene sportive.

“Një qytet ku të rinjtë merrem me sport, ku largohen nga pikat e basteve, nga llotot, nga kazinot, hera e parë këtë vit në 28 vitet e fundit ku janë mbyllur më shumë pika bastesh dhe janë hapur më shumë terrene sportive”, tha ndër të tjerash Veliaj.

Por ky konstatim i kryebashkiakut nuk është i saktë por nuk dihet nëse Veliaj ka qenë i painformuar apo ka gënjyer qëllimisht kur thotë se janë mbyllur pikat e basteve.

Në një dalje për mediat, në datën 3 gusht deputetja Jorida Tabaku bëri publike shifrat që tregonin se numri i pikave të basteve është katërfishuar brenda katër viteve.

“Në vitin 2013 ishin 928 pika bastesh dhe 4 vjet pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës, pikat e basteve janë katerfishuar, duke numëruar 4230 pika bastesh”, u shpreh Tabaku.

Mesa duket në prag të zgjedhjeve, Veliaj ka nisur të bëjë bilancet e punës së tij dhe në këtë turravrap quan suksese dhe ato që shifrat tregojnë të kundërtën.

 

Të fundit