Flash News

KRYESORE

Veliaj kapet sërisht me banorët e Kamzës: Tani keni një bulevard të ri, mund të vini të protestoni këtu

Veliaj kapet sërisht me banorët e Kamzës: Tani keni një

Kryebashkiaku Veliaj ka inspektuar për të disatën herë punimet në Bulevardin e Ri të Tiranës. Duke folur para kamerave, ai nuk la pa shigjetuar sërish banorët e Kamzës, të cilët me ironi i ftoi të protestonin në bilevardin, që lidh qendren e kryeqytetit me Bregun e Lumit, afer Paskuqanit.

Teksa shoh kontrastin, tani që po i afrohemi lumit dhe ku investimi ynë i lumit të Tiranës na ndan nga bashkia që vjen e proteston çdo ditë në Tiranë; teksa shoh që ana përballë lumit vazhdon e hidhen plehra, të digjen plehra, i gjithë tymi vjen në Tiranë, u them që ju mirëpresim! Tani ju kemi bërë edhe një bulevard të ri, mund të vini të protestoni për çdo gjë, por fillimisht na tregoni, si e bëni ju këtë punë! Dhe para se të mobilizoheni të rrëzoni qeverinë dhe ata që kanë sjellë gjithë këtë zhvillim e progres për Tiranën, na thoni nga kush duhet të marrim shembull”, u shpreh kryebashkiaku.

Po ashtu, duke ai nuk harroi as banoret e ‘Unazës së Re’, kur deklaroi se ‘nuk besoj që rruga, dhuna, pengesa, sabotimi është mënyra për të ecur përpara’, teksa i referohej protestave te tyre.

Të fundit