Flash News

KRYESORE

Veliaj keqpërdor imazhin e Eleni Foureira për të promovuar shembjen e Teatrit Kombëtar

Ashtu siç bëri me Rita Orën dhe Ermal Metën, Erion Veliaj është përpjekur të shfrytëzojë maksimalisht edhe imazhin e këngëtares me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, e cila mbajti së fundmi një koncert në Tiranë.

Veliaj ka keqpërdorur imazhin e Elenit për të propaganduar sërish për shkatërrimin e trashëgimisë kulturore të Tiranës.

“Ca dashurohen me Tiranën - Sheshin e Ri, Pazarin e Ri, Bulevardin e Ri, e tani dhe me teatrin e ri. Ca bëhen zeher nga progresi, e si për çdo projekt fantastik janë gati ta kallin qytetin veç të mos ketë zhvillim! Por zhvillim do ketë, dhe e mira do triumfojë gjithmonë”, shkruan kryebashkiaku teksa publikon disa foto ku Eleni njihet me projektin e kryeministrit Edi Rama për teatrin.

Fiksimi i Veliajt me propagadën kundër Teatrit Kombëtar ka arritur deri aty sa stafi i bashkisë ka hapur faqe në ‘Twitter’ dhe ‘Facebook’, me emrin ‘Teatri i Ri Kombëtar’ dhe ku publikohen deklaratat e disa artistëve që kërkojnë shembjen e godinës ekzistuese.

Të fundit