Flash News

KRYESORE

Veliaj kërcënon banorët e Tiranës, nëse s’paguajnë ndërhyn përmbarimi

Këshilli i Bashkisë së Tiranës ka miratuar “Ngritjen e një Task Force për regjistrimin e asambleve të bashkëpronësisë dhe administratorëve të bashkëpronësisë”, për pallatet në Tiranë.

Kjo strukturë e ngritur asiston banorët të organizojnë mbledhje, të plotësojnë dokumentacionin, deri në zgjedhjen e kryesisë asamblesë së bashkëpronarëve. Në këtë mënyrë administrimi i pallateve në Tiranë nuk do të bëhet më nga banorët por nga një kompani private.

Shoqëria administruese “Rio Albania”, e caktuar nga Veliaj, u kërkon para banorëve, duke i kërcënuar se nëse nuk organizohen do iu dërgojë përmbarimin.

Banorët e katit të parë duhet të paguajnë 800 lekë në muaj ndërsa katet e tjera 1100 lekë, nisuar nga ky muajKëto pagesa duhet të kryhen nga data 20-25 të çdo muaji. Deri më tani në Tiranë, banorët e pallateve janë organizuar vetë për mirëmbajtjen e tyre.

Por Veliaj, me vendimin e ri do jua kalojë në administrim privatëve duke rënduar xhepat e të gjithë qytetarëve të Tiranës.  Qytetarët drejtuar Politiko.al shprehen tejet të revoltuar për këtë vendim të bashkisë duke e konsideruar abuzive një vendim të tillë./Politiko.al/   

Të fundit