Flash News

KRYESORE

Veliaj kërkon për muze shtëpinë e Kadaresë dhe Agollit, Sadija: E vështirë të ndahem prej saj

Bashkia e Tiranës kërkon të kthejë në muze, shtëpitë e dy shkrimtarëve, Ismail Kadaresë dhe Dritëro Agollit. Bëhet fjalë për dy apartamentet ku ata kanë jetuar në Tiranë.

Bashkia ka kërkuar t’i blejë ato nga familjarët e shkrimtarëve dhe më pas, t’i përfshijë në një projekt, ku të dyja do bëhen shtëpi muze.

E pyetur nga “GAZETA SHQIPTARE”, Sadije Agolli, bashkëshortja e Dritëro Agollit, tha në linjë telefonike se “e kam shumë të vështirë të ndahem prej shtëpisë. Nuk e di a do mundem. Kam një jetë këtu dhe nuk e nëse kam fuqi të iki prej saj”.

 

Të fundit