Flash News

KRYESORE

‘Veliaj-mania’ prek ‘The Guardian’? Ndalohen kritikat për kryebashkiakun e Tiranës

Gazeta e britanike ‘The Guardian’ ka publikuar ditën e sotme një artikull për Tiranën në të cilin konkludohet se Veliaj është personi kyç që ka ndikuar në transformimin e qytetit në një metropol modern europian.

Gazetari Stephen Burgen e përshkruan kryebashkiakun edhe si një njëri pragmatik që mendon vetëm për përmirësimin e jetës së banorëve të qytetit, ndërsa sheshin 'Skënderbej' e cilëson si hapësirën më të madhë për qytetarët në Ballkan.

Megjithatë, artikulli ka hasur në kundërshtimin e disa komentuesve të cilët kanë shfaqur hapur pakënaqësitë e tyre ndaj kryebashkiakut, por që më pas janë përballur me fshirjen e komenteve nga administratorët e kësaj media.

Kështu, personi me nofkën ‘JoEs123’, i drejtohet: “Pse e fshitë komentin tim? Unë thjesht theksova që si dhe pse Veliaj po gënjen përmes artikullit që ka zhvilluar analizë të thelluar për të gjithë vendimet e tij kryesore. Seriozisht???”.

Dhe argument i gazetës është se komenti i personit nuk përshtatej me standartet e gazetës.

Të fundit