Flash News

KRYESORE

Veliaj me familjet e prekura nga tërmeti në Ndroq: Do ndërhyjmë shumë shpejt për shtëpitë e dëmtuara

Kryebashkiaku Erion Veliaj vizitoi sot një nga familjet e prekura në Ndroq nga tërmeti, ku theksoi se pas verifikimit të dëmeve, do të nisë puna për rikonstruksionin e banesave të dëmtuara nga tërmeti.

“Ndroqi është një nga zonat më afër epiqendrës së tërmetit. Janë rreth 22 shtëpi të dëmtuara dhe 8 me probleme më të moderuara. Sot do të bëjmë një mbledhje me komunitetin e ndërtuesve, që teksa ne vazhdojmë emergjencat me fondet dhe investimet që duhet të bëjmë, disa punë mund t’i bëjmë shumë shpejt edhe me komunitetin privat”-tha Veliaj.

Veliaj gjithashtu theksoi se do të thjeshtohen procedurat e lejeve të ndërtimit për shtëpitë që do të rindërtohen.

“Grupi i emergjencave ka bërë një dosje për secilën shtëpi. Do thjeshtojmë procedurat e lejes, duhet të shfrytëzojmë kohën sa nuk kanë filluar shirat dhe s’ka ardhur i ftohti i dimrit”-theksoi Veliaj.

Pamje e një banese të dëmtuar në Ndroq

Të fundit