Flash News

KRYESORE

Veliaj me Teatrin si Rama me stadiumin, dëgjesë falso me përfaqësues të shtetit

Veliaj me Teatrin si Rama me stadiumin, dëgjesë falso me

Erion Veliaj thirri mëngjesin e sotëm dëgjesën e dytë sa i takon çështjes së Teatrit Kombëtar. Këtë herë, tryeza përbëhet nga përfaqësues të arkitektëve dhe urbanistëve.

Instituti Ndërtimit; Përfaqësues të zjarrfikësve; përfaqësues nga Instituti i Monumenteve e Kulturës; Shoqata e arkitektëve etj janë thirrur nga kryebashkiaku për të dhënë qëndrimin e tyre sa i takon gjendjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Përfaqësuesi i Institutit të Ndërtimit, ai i zjarrfikësve dhe më pas Instituti i Monumenteve të Kulturës ishin folësit e parë dhe siç pritej, në prezantimin e tyre ‘objekti i Teatrit Kombëtar është tërësisht jashtë çdo funksioni”.

Por qëndrimi i tyre nuk mund të shihet jashtë funksionit që ata mbajnë si pjesë e administratës. Zjarrfikësja është një institucion që varet nga bashkia ndërkohë që përfaqësuesja e Monumenteve të Kulturës tha se mbante edhe një post tjetër, atë të këshilltares së ministres së Kulturës.

Ky takim i Veliaj është i ngjashëm me atë që kryeministri Edi Rama zhvilloi kohë më parë sa i takon projektit të stadiumit. Edhe në atë kohë, dëgjesa u tha se ishte publike por ata që cilësohen si kritikë të kryeministrit nuk u lejuan të merrnin pjesë. Ndërkohë vetë Rama, asokohe, pas takimit, tha se edhe arkitektët që më herët e kishin kundërshtuar takimin u bindën.

Dëgjesa e Ramës për stadiumin dhe dëgjesa e sotme e Veliajt për Teatrin kanë edhe një të përbashkët tjetër, vendin ku organizohet, hoteli është i njëjtë.

Të fundit