Flash News

KRYESORE

Veliaj ndryshoi emrat e 2 shkollave në Tiranë, Joleza Koka zbulon arsyet: 80% mbajnë emra meshkujsh

Veliaj ndryshoi emrat e 2 shkollave në Tiranë, Joleza Koka zbulon
Bashkia e Tiranës ka ndryshuar emrat e dy shkollave në kryeqytet gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak, e cila u bojkotua nga këshilltarët e djathtë. Në vendim thuhet se shkolla ‘Androkli Kostallari’ do të mbajë emrin ‘Marie Logoreci’ ndërsa shkolla ‘Sabaudin Gabrani’, pritet të quhet ‘Drita Pelinku’. Bashkia nuk ka dhënë ndonjë sqarim, por për këtë ka menduar këshilltarja e majtë, Joleza Koka, e cila tregon se vendimi u mor pasi 80% e shkolllave në kryeqytet mbajnë emra meshkujsh. “Sot është dita më e lumtur ndonjëherë. Në tre vite në Këshillin Bashkiak, nuk mund të bëhej më mirë se kaq. Kemi gjetur se në qytet 80% e shkollave mbajnë emra burrash, ndonjëherë edhe të përsëritur. Vajzat që jetojnë këtu do të mësohen me idenë se njerëzit janë të barabartë dhe kontributi i grave në shoqëri do të vlerësohet njësoj", ka sqaruar Koka.

Të fundit