Flash News

KRYESORE

Veliaj ndryshon 16 drejtues institucionesh në Bashkinë e Tiranës, cila ka qenë arsyeja

Veliaj ndryshon 16 drejtues institucionesh në Bashkinë e Tiranës,

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka ndryshuar 16 drejtues të institucioneve të varësisë, duke i zëvendësuar me emra të rinj.

Veliaj ka vendosur të ndryshojë disa nga drejtoritë e rëndësishme, duke iu lënë kohë ish-drejtuesve të angazhohen me kohë të plotë në fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit 2021, ndërkohë që ka dhe disa që kanë bërë lëvizje paralele.

Një nga lëvizjet e rëndësishme është Drejtori i Përgjithshëm i UKT-së, Redi Molla, i cili zëvendësohet nga Elton Kacidhja.

Partia Socialiste duket se "i ka ndezur motorrët" 7 muaj para për zgjedhjet e 25 prillit ku kërkon mandatin e tretë radhazi qeverisë.

  • Redi Molla – Drejtor i Përgjithshëm i UKT – në vend të tij Elton Kacidhja
  • Elton Kacidhja – Drejtor i Përgjithshëm i Rrugëve dhe Ndriçimit Publik – në vend të tij Erindi Bejko
  • Erindi Bejko – Drejtor i Përgjithshëm i Bashkëpronësisë – në vend të tij Aurel Çuko
  • Ditjon Baboçi – Drejtor i Përgjithshëm i Urbanistikës – Në vend të tij Frida Pashako
  • Rigels Balla – Drejtor i Drejtorisë së Investimeve Publike – Në vend të tij Ilda Qazimllari
  • Adi Boletini – Drejtor i Shërbimeve Funerale në Tufinë – Në vend të tij Arjan Manahasa
  • Besim Petrela – Drejtor i Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore – Në vend të tij, Dhimitraq Furrxhi
  • Drejtor i Qendrës TEN – Emërohet Vitmar Basha
  • Studio Kadare – Emërohet Brisi Trajko
  • Spiro Koleka – Drejtor i Klubit Sportiv Tirana – në vend të tij vjen Debora Keçi.
  • Valter Gjoni – Drejtor i Protokollit dhe Ceremonialit Zyrtar – ne vend te tij Fiona Hasani
  • Esmeralda Byberi – emërohet në Drejtorinë e Zonës së Lirë Ekonomike, Investimeve te Huaja dhe Diasporës
  • Rezart Cenaj – Drejtor i Qendrës Sociale Multidisiplinare, në vend të tij është emëruar Marilda Zizolli
  • Epidamn Zeqo – Drejtor i Planifikimit Strategjik dhe Jetësimit të Prioriteteve, në vend të tij Emilda Prifti
  • Klodiana Bici – emërohet në drejtorinë e Objekteve në Bashkëpronësi
  • Faola Hodaj – emërohet në drejtorinë e Inovacionit

Të fundit