Flash News

KRYESORE

Veliaj: Në 13 tetor ka zgjedhje, unë do tentoj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, duket i vendosur të shkojë në zgjedhjet e 13 tetori dhe i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të marrin pjesë.

“Në 13 Tetor ka zgjedhje, dhe nuk janë imagjinarët e politikës së vjetër”, thotë Veliaj, por në fakt nuk e ka fjalën për zgjedhjet e dekretuara nga presidenti Ilir Meta.

Me nota humori, ai e lidh 13 tetorin e zgjedhjeve lokale me atë të Maratonës së Tiranës 2019.  Veliaj shprehet se mungesa e tij në këtë maratonë një vit më parë ndodhi për shkak të lindjes së djalit të tij, Kajan, por ‘këtë vit nuk ka justifikime’.

Të fundit