Flash News

KRYESORE

Veliaj në dy ekrane njëkohësisht/ Ironizon Çollaku: Nëse nuk është magjistar, ku është i vërteti...?

Veliaj në dy ekrane njëkohësisht/ Ironizon Çollaku:

Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj,  është shfaqur paralelisht në dy emisione në dy televizione të ndryshme në të njëtën kohë.  Duket se programacioni i televizioneve nuk e ka parashikuar këtë përplasje orari në transmetim me të njëtin person.

Kreshnik Çollaku kreu i Departamentit për Politikën e Jashtme në Partinë Demokratike ka ironizuar me prezencën e kryetarit të bashkisë duke shkruar në rrjete sociale se nëse nuk është magjistarë, ky është kryetari i bashkisë dhe ka bashkangjitur foton ku shfaqet në të njëjtën kohë në tv të ndryshme.

 “Po ndodh në të njëjtën orë në Top Channel dhe ne Tv Klan ..ora 22.20. (Top Story /Dance with me)

Nëse nuk është magjistar, ku është vërtetë kryetari bashkisë ???”, shkruan Çollaku në rrjetin social.  

Të fundit