Flash News

KRYESORE

Veliaj në inaugurimin e “La Radura-s”: Kryeqytetit i shtohet një ikonë tjetër për t'u vizituar

Veliaj në inaugurimin e “La Radura-s”: Kryeqytetit i shtohet

Në parkun pas godinës së Kryeministrisë u përurua sot instalacioni “La Radura” i arkitektit të njohur italian, Stefano Boerit. Kështu kryeqytetit shqiptar i shtohet edhe një tjetër destinacion interesant. Të pranishëm në inaugurimin e kësaj vepre artistike ishin kryeministri Edi Rama, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, arkitekti Stefano Boeri, ministra, arkitektë e urbanistë të ndryshëm.

“Jam sot shumë i lumtur që vepra e Stefano Boerit që quhet Radura është në këtë lulishte midis Kryeministrisë, AKSH dhe Piramidës së ardhshme e cila do jetë një hapësirë teknologjike dhe them që për të gjithë ata që punojnë përreth por edhe për këdo që jashtë orarit të punës do donte të kishte një hapësirë të ngjashme me Renë, për një natë poezie, koncert recital, për një debat, ndoshta mund të ishte Kodi, outdoors pra ajo që ndodh tek Kodi edhe si një hapësirë edhe për të kritikuar e debatuar me qeverinë, mund të jetë një Kod outdoors si ky që kemi këtu te Creatura”, tha Veliaj.

Ai shtoi se “La Radura” në Tiranë, ashtu si edhe në Amatriçe në Itali, megjithëse rastësisht vjen në mënyrë simbolike edhe si pjesë e procesit të rindërtimit pas tërmetit.

Kryebashkiaku theksoi se është e domosdoshme që të përcillet kudo mesazhi i ringritjes, pasi sipas tij sa më shumë të zgjatet faza e përballimit të fatkeqësisë aq më i vështirë do jetë rikuperimi. “Jemi ndoshta një ndër rastet më unike në botë, përfshirë edhe krahasimin me Italinë, ku për 10 ditë, dy javë filluam kopshte, shkolla, çerdhe, rifilluam një proces rindërtimi në disa nga shtëpitë mobile që kemi bërë dhe vizituar me kryeministrin apo këto shtëpitë që janë bërë shumë shpejt pas tërmetit të parë”, - shtoi Veliaj.

Të fundit