Flash News

KRYESORE

Veliaj nga Amsterdami: Do dyfishojmë furnizimin me ujë nga Bovilla për 100-vjetorin e Tiranës

Veliaj nga Amsterdami: Do dyfishojmë furnizimin me ujë nga Bovilla

Në konferencën e “Javës Botërore të Ujit”, zhvilluar në Amsterdam, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, premtoi se brenda një kohe të shkurtër do të dyfishohet sasia e ujit për qytetarët.

 “Kemi zgjidhur çështjen e ujit të pijshëm për Astirin, kur në 28 gusht hapëm linjën e dedikuar që vjen nga Bovilla. Pra, nga 28 gushti, ajo që ka qenë një pikë jo vetëm problematike, pa kanalizime, as lidhje me rrjetin e rregullt të ujit, por furnizohej nga puset e vjetra të Laknasit, sot merr ujë nga Bovilla.  Në fund të këtij viti dhe në fillim të vitit 2020, duam që për 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet të kemi zgjidhur përfundimisht shtesën e impiantit të Bovillës me dyfishimin e filtrit që sjell ujë në qytet. Duke bërë këtë, dyfishojmë edhe sasinë e ujit që shkon në të gjithë rrjetin e shpërndarjes së qytetit tonë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku theksoi se pas dyfishimit të sasisë së ujit, Bashkia e Tiranës do të fokusohet në përmirësimin e rrjetit në çdo lagje.

“Me dyfishimin e prurjeve dhe filtrit të ujit zgjidhim përfundimisht çështjen e sjelljes së ujit në Tiranë. Mandej do të fokusohemi vetëm në rrjetin e lagjeve, ku disa prej këtyre lagje pilot, tashmë kanë ujë 24 orë, disave iu është dyfishuar sasia. Na duhet që në mënyrë kapilare të futemi në çdo lagje dhe të sigurohemi që kjo prurje e madhe e dyfishuar e ujit në Tiranë të përballohet nga rrjeti, që në disa lagje ka nevojë për ndërhyrje prej amortizimit”, tha kryebashkiaku.

Duke përmendur ndryshimet që kanë ndodhur në këto 5 vite, Veliaj theksoi se pavarësisht zërave kritikë, koha ka treguar se historinë e ndryshojnë njerëzit që bëjnë punë konkrete.

Të fundit